SHBA, Kina nënshkruajnë sot marrëveshjen e tregëtisë

E mërkurë, 15 Janar 2020 19:08

Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare tregtare të mërkurën për të zgjidhur disa nga çështjet në qendër të një ngërçi ekonomik që ka vazhduar mes dy ekonomive më të mëdha në botë për 18 muajt e fundit.

Presidenti Donald Trump po pret zevendës-kryeministrin kinez Liu He për një ceremoni nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë.

Palët ranë dakord për atë që po e quajnë Fazës 1 e marrëveshjes në mes të dhjetorit.

Ajo bën thirrje që Kina të rrisë blerjet e saj të mallrave amerikane, të ndalojë praktikën e detyrimit të kompanive të huaja për të transferuar teknologjinë dhe të mos manipulojë monedhën e saj në mënyrë që të bëjë eksportet e saj më të lira.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë hequr përcaktimin e tyre për Kinën si manipuluese të monedhës, dhe sipas marrëveshjes po ndalojnë planet për të shtuar tarifa të reja për mallrat kineze në vlerë prej miliarda dollarësh, ndërsa shkurtojnë gjysmën e tarifave në mbi 110 miliardë dollarë të produkteve kineze.

Tarifat amerikane do të mbeten në fuqi për rreth 360 miliardë dollarë importe nga Kina.

Marrëveshja gjithashtu nuk adreson subvencionet e Kinës ndaj kompanive shtetërore, një çështje që ka të ngjarë të diskutohet në fazën tjetër të bisedimeve tregtare.

Bisedimet shtesë nuk priten së shpejti.

"Unë mendoj se të dyja palët janë të kënaqura me këtë kompromis edhe pse me të vërtetë nuk merren me çështjet thelbësore," i tha Zërit të Amerikës Edward Alden, një ekspert në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme.

Ai tha se marrëveshja arrin një "fitore modeste për të dy palët" me Kinë që fiton një pushim nga lufta tregtare që ka dëmtuar rritjen e saj ekonomike dhe administratën Trump që lë mënjanë një çështje madhore deri pas fushatës së tij të rizgjedhjes.

"Nga perspektiva e Presidentit Trump, marrëveshja i jep atij një lloj fitoreje," tha zoti Alden. "Karta e tij më e fortë në nëntor është ekonomia amerikane. Ai nuk dëshiron të bëjë asgjë për të tronditur tregjet e aksioneve, kështu që një periudhë e një lloji qetësie në frontin e SHBA-Kinë gjithashtu u shërben interesave të administratës në këtë pikë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...