Rusia i ndalon hyrjen në Krime gazetarit ukrainas

Saturday, 18 Janar 2020 21:15

Shërbimi i Rojeve të Kufirit të Ukrainës që është një degë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) ka ndaluar gazetarin ukrainas, Taras Ibragimov, që të hyjë në territorin ukrainas të okupuar nga Rusia, në Krime, deri në vitin 2054.

Ibragimov, që punon për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tha se ky vendim i është sjellë pa asnjë shpjegim. “Definitivisht besoj se kjo lidhet me punën time gazetareske dhe puna ime me artikujt që mbulojnë në mënyrë aktive rastet e tatarëve të Krimesë dhe në Rusi”, tha Ibragimov.

Ai tha se ishte fotografuar dhe i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në kufirin administrativ ndërmjet Krimesë, që Moska e ka aneksuar më 2014, shkruan Rel. Në shkurt të vitit 2019, fotografja Alina Smutko, që gjithashtu punon për shërbimin ukrainas të REL-it, është ndaluar që të hyjë në Krime nga Rusia deri në vitin 2028. Po ashtu, gazetarja e REL-it, Alena Savchuk më 2018, ishte ndaluar të hyjë në Krime deri në vitin 2028.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë dënuar atë që e kanë përshkruar si fushatë të represionit nga autoritetet ruse kundër tatarëve të Krimesë dhe personave të tjerë që janë kundër ankesimit të rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia.

Në raportin vjetor për liritë fetare më 2019, Komisioni amerikan për Liritë Fetare tha se “autoritetet ruse vazhdojnë kidnapimin, torturimin dhe burgosjen e myslimanëve tatarë të Krimesë” në Krimenë e okupuar nga Rusia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...