Çifti në garë politike kundër njëri-tjetrit: Komedi romantike

Tuesday, 28 Janar 2020 11:15

Për votuesit e zgjedhjeve në Irlandë, kjo situatë i ngjason një komedie romantike të bërë keqazi por Hollywood-i s’ka dorë këtu. Të paktën akoma. Holly Cairns, një kandidate Social-Demokrate, garon kundër partnerit të saj, Christopher O’Sullivan, kandidat i Fianna Fail për të përfaqësuar zonën elektorale të Cork South-West. ”Shkojmë shumë me njëri-tjetrin, por për sa i përket politikës, jo dhe aq”,-tha Cairns për gazetën irlandeze, Echo. “Të gjitha lejohen në luftë dhe dashuri. Jam gati”.

Cairns u zgjodh vjet si anëtare e këshilli e kontesë Cork për Social Demokratët, një parti e vogël dhe e majtë. O’Sullivan fitoi gjithashtu për Fianna Fail, një parti e qendrës. Ai u bë kryetar i këshillit. Edhe pse ishin të lidhur, partitë respektive i përzgjodhën për të garuar për të përfaqësuar Cork South-West. “Edhe pse e dija që mund të garonim kundër njëri-tjetrit, tani që ndodhi më duket sikur jam në një komedi romantike të bërë keqazi”,-tha Cairns për Echo.

O’Sullivan nuk ka pranuar të intervistohet. Cairns gjithashtu refuzoi të flasë për garën, por u fokusua te reforma shëndetësore. Kjo histori mund të përfundojë vërtet si një film. Zona elektorale ka nevojë për tre përfaqësues dhe mund të fitojnë të dy.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...