Macron: BE-ja të tregohet e prerë me Britaninë

Premte, 14 February 2020 10:05

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nisur përpjekjeve për të bindur shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që ky bllok të tregohet më i prerë karshi Britanisë gjatë negociatave pas-Brexitit, me gjithë shqetësimet e përhapura se bisedimet mund të dështojnë ende pa filluar, shkruan Guardian.

Brukseli po vazhdon të ketë telashe për t’u marrë vesh rreth kërkesave që do të parashtrohen në negociata. E arsye për këtë është insistimi i Qeverisë franceze tek harmonizimi i rregullave, i cili do t’iu kërkohet britanikëve, në shkëmbim të ruajtjes së tregtisë së lirë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka bërë të qartë qëndrimin e tij duke thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të mundohet t’i anashkalojë rregullat e BE-së pas periudhës së transicionit, marrë parasysh që ai nuk synon tregti “pa telashe” nëpër kufij. Kryenegociatori i tij, David Frost, pritet që këtë gjë ta shprehë gjatë një fjalimi në Belgjikë, të hënën.

Drafti i pozicionit fillestar negociues të BE-së, i përshkruar nga kryenegociatori i bllokut, Michel Barnier, dy javë më parë, i kishte bërë thirrje Britanisë që të mos kalojë nën standardet aktuale për të drejtat mjedisore, sociale dhe të punëtorëve, si dhe të qëndrojë në përputhje me Brukselin për ndihmën shtetërore dhe rregullat e konkurrencës.

Sidoqoftë, Franca ka qenë e zëshme, megjithëse jo e izoluar plotësisht mes 27 vendeve anëtare, në kërkesën që zotimet më "ambicioze" të jenë kusht për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, në çdo traktat të ardhshëm.

Modifikuar më Premte, 14 February 2020 11:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...