‘Tërmet’ në qeverinë britanike, Johnson shkarkon tetë ministra

Premte, 14 February 2020 11:21

Boris Johnson ka shkarkuar nga pozita tetë ministrat e tij. Sajid Javid ka dhënë dorëheqje nga pozita e kancelarit të kabinetit qeveritar të Boris Johnson.

Sipas mediave të huaja dorëheqja e tij vjen si pasojë e vendimit të Johnson për të riorganizuar kabinetin e tij.

Dorëheqja e tij tronditëse erdhi pas raporteve që pati Javid me këshilltarin e Johnson, Dominic Cummings, mbi ristrukturimin e propozuar të stafit të kabinetit. Në muajin gusht Cummings kishte pushuar nga puna ndihmësen e kancelarit Javid, Sonia Khan.

Rishi Sunak i cili ishte sekretar i Financave do ta marrë pozitën e kancelarit.

“Asnjë ministër që respekton vetveten nuk mund të pranojë kushtet e imponuara”, ka thënë Javid.

Mediat e huaja kanë raportuar se dorëheqja e tij ka tronditur qeverinë, pasi mund të përballet me sfidat e negocimit të një marrëdhënie të re me BE-në me 27 vende deri në fund të këtij viti.

Një numër i ministrave të vjetër u shkarkuan sot nga kabineti i Boris Johnson, pasi kreu riorganizimin e tij të parë pas fitores në zgjedhjet e fundit.

Andrea Leadom humbi punën e saj si Sekretare e Biznesit dhe Esther McVey u pushua nga pozita e Ministres së Strehimit së bashku me ministrat e Transportit Nus Ghani dhe George Freeman.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...