Kina teston ilaçet kundër Ebolës për të luftuar koronavirusin

Saturday, 15 February 2020 09:10

Kina po teston ilaçe kundër Ebolës për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës COVID-19, i cili deri më tani ka marrë jetën e 1.380 personave

Kreu i Departamentit të Mjekësisë dhe Terapeutikës në Universitetin Kinez të Hong Kongut, David SC Hui, tha se mbi 100 persona po trajtohen me këtë ilaç.

“Testet klinike të ‘remdesivir’-it (ilaç antiviral në klasën e analogëve nukleotidë) filluan në qytetin kinez Wuhan disa ditë më parë dhe mbi 100 pacientë janë rekrutuar”, tha Hui në një bisedë telefonike për AA nga Gjeneva, ku ai merr pjesë në takimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Hui po ashtu ka shërbyer si këshilltar i OBSH-së në Kinë që nga shpërthimi i virusit SARS në vitin 2003.

Që nga dhjetori i kaluar, të paktën 1.380 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kinë dhe 63.900 të tjerë janë diagnostifikuar me këtë virus, i cili thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët.

Përderisa qindra janë infektuar në të gjithë globin, po ashtu jashtë Kinës janë raportuar tre vdekje, gjegjësisht një në Hong Kong, një në Filipine dhe një në Japoni.

Ashtu si koronavirusi, Ebola po ashtu është një virus vdekjeprurës që ka mijëra jetë që nga shpërthimi i tij në vitin 2014, kryesisht në Afrikën Perëndimore. Ebola ka shkaktuar humbje të mëdha të jetëve dhe përçarje socio-ekonomike ndër shumë rajone edhe në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.

Ilaçi “remdesivir” u përdor për të trajtuar pacientët e prekur nga Ebola. U testua pa efekte të këqija tek pacientët me virusin Ebola, e cila është nga një familje ndryshe e koronaviruseve dhe bën që nivelet e qelizave të mpikjes së gjakut të bien, duke çuar në gjakderdhje të rëndë dhe të pakontrollueshme.

Hui tha se ilaçi “riemdesivir” ka treguar aktivitet të mirë pas gjurmëve fillestare.

“Remdesivir është krijuar për të trajtuar pacientët me Ebola në Afrikë. Tani, 100 pacientëve u është dhënë remdesivir, por duhet të vazhdohen më gjatë”, tha Hui.

Ilaçi u përdor në javët e fundit të janarit nga mjekët në SHBA për të trajtuar pacientin e parë me koronavirus në vend, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

“Më parë, ilaçet anti-HIV janë përdorur për të trajtuar virusin COVID-19, por remdesivir ofron shpresë se pacientët duhet të ndjehen mirë tani. Kompania e ilaçit i ka dhuruar Kinës ilaçe falas”, tha Hui.

Hui, i cili është edhe profesor i mjekësisë respiratore, tha se Kina është prekur keq nga virusi, duke shtuar se “spitalet në Wuhan janë mbingarkuar dhe janë shumë të zënë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...