Skiatorja turke shpallet heroinë në Slloveni pasi i shpëtoi jetën një 12-vjeçari

Hënë, 17 February 2020 08:31

Skiatorja turke Sıla Kara është shpallur heroinë në Slloveni pasi i shpëtoi jetën e një djali 12-vjeçar në Resortin e Skiimit Krvavec në vend.

Në një deklaratë, Federata Turke e Skiimit tha se Kara, 19 vjeçe, i shpëtoi të miturit slloven gjatë një stërvitjeje para garave që po mbaheshin atje.

Slloveni, i cili gjendej së bashku me Karan në një kabinë teleferiku, humbi ekuilibrin e tij. Ai arriti të kapet për shtizat e skive të sportistes turke në përpjekjen e saj për ta parandaluar rënien e tij. Kara më pas e mbajti atë për 15 minuta teksa qëndronte i varur në ajër, ndërsa më në fund, ai u shpëtua nga patrulla e sigurisë.

Kara është nderuar me medalje nga policia në Krvavec për trimërinë e saj. Ajo gjendej në mesin e konkurrentëve Sllallomin e Madh në Krvavec të mbajtur më 12-13 shkurt.

Duke folur për incidentin, Kara tha se djaloshi slloven u frikësua kur ra nga kabina.

“Unë hodha shtizat e mia të skive dhe i hoqa dorezat me gojë. Kur i hoqa, ai thirri dhe bërtiti: ‘Ju lutem, më mbani me të dy duart'”, tha Kara, duke shtuar se ajo e ka mbajtur sllovenin me të dy duart përafërsisht 15 minuta.

Ajo tha se patrullat e sigurisë në pistën e skiimit dhe stafi i resortit arritën në vendin e ngjarjes dhe ajo lëshoi djaloshin që të binte në një rrjetë sigurie të vendosur nga ekipi që arriti në vendin e ngjarjes.

“Unë zbrita për të kontrolluar djalin dhe ata (patrulla dhe personeli) më thanë që ai ishte në gjendje të mirë dhe nuk kishte ndonjë problem”, rrëfeu Kara.

Pas rastit, thotë ajo, kanalet sllovene të lajmeve e kanë quajtur heorinë.

“Shefi i policisë dhe oficerët sllovenë më dhanë një medalje mirënjohjeje në aeroport”, tregon Kara.

Kara tha se e ndiente si detyrë për ta shpëtuar një jetë dhe se është shumë e lumtur për veprën që e ka bërë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...