E frikshme! Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në 2 mijë numri i viktimave

Hënë, 17 February 2020 16:34

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 1 mijë e 800. Deri tani askush nuk mund të thotë se kur mund të marrë fund epidemia, ndërsa virusi po infekton çdo ditë e më shumë njerëz jashtë Kinë

Në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit të sëmundjes, vetëm të hënën u njoftua për 100 vdekje të reja.

Ndërsa rreth 11 mijë të infektuar u nxorën nga spitali pasi u trajtuan, thonë autoritetet kineze.

“Mes rasteve të konfirmuara, 15.9 ishte përqindja e rasteve kritike më 27 janar dhe kjo ka rënë në 7.2 për qind më 15 shkurt. Ky ndryshim tregon se parandalimi dhe kontrolli i virusit po jep rezultate”, tha Mi Feng nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Shumica e rasteve të identifikuara jashtë territorit kinez, janë pasagjerë të një anijeje që është izoluar në Yokohama të Japonisë.

Shtetet e Bashkaura njoftuan se evakuuan më shumë se 300 shtetas të tyre që ndodheshin në bordin e anijes “Diamond Princess. Disa prej tyre po mbahen në një bazë ajrore në Kaliforni e disa tjerë në Teksas.

Një grup prej 14 personash që nuk dhanë simptoma, por rezultatet e analizave për koronavirus u dolën pozitive, u lejuan në këto fluturime por në zonë të ndarë me udhëtarët e tjerë.

Të gjithë të evakuuarit do të qëndrojnë në një karantinë 14 ditore.

Vende të ndryshme po ndërmarrin masa të reja për të penguar përhapjen e virusit tek qytetarët, duke shtuar kontrollet kufitare por edhe kontrollet në dyqanet e mishit.

Kjo çështje u diskutua edhe në konferencën e sigurisë në Gjermani.

“Bota shpenzon miliarda dollarë në përgatitjet për sulme terroriste por shpenzon shumë pak për sulmin nga një virus, i cili mund të jetë shumë më vdekjeprurës dhe më i dëmshëm për ekonominë, politikën dhe shoqërinë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Udhëheqës fetarë në botë, përfshirë Rusinë dhe Izraelin, u bënë thirrje njerëzve të luten për fundin e epidemisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...