Edhe pas emërimit në detyrën e re, Grenell do qëndroje në krye të dialogut Kosovë - Serbi

Premte, 21 February 2020 12:23

Ndonëse Presidenti Donald Trump caktoi Richard Grenell në krye të Inteligjencës Amerikane, ky i fundit do të vijojë të kryesojë dialogun Kosovë – Serbi.

Lajmin e bëri të ditur për mediat zëdhënësi  i tij Dick Custin.

DICK CUSTIN

ZËDHËNËS I AMBASADORIT GRENELL

Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë njëkohësisht si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë thekson se përvoja e Grenell si i dërguar i Uashingtonit për negociatat Prishtinë – Beograd do të shërbejë edhe për detyrën e re.

DEKLARATE E SHTEPISE SE BARDHE

Ambasadori Grenell ka disa vite përvojë duke punuar me Komunitetin tonë të Inteligjencës në një numër pozicionesh shtesë, duke përfshirë pozitën si i Dërguar Special për negociatat Serbi – Kosovë. Ai është i përkushtuar për një qasje jopolitike, jopartizane si udhëheqës i Inteligjencës, nga e cila varet siguria dhe mbrojtja jonë. Presidenti ka besim të plotë se Ambasadori Grenell do të kryejë detyren e re me nder.

Vete Grenell konfirmoi në Tëitter se po e merr postin përkohësisht dhe se “Presidenti do të njoftojë të emëruarin e përhershem dhe jo atë, së shpejti.

Ndërsa presidenti Trump në një postim në Tëitter vëren se pas ambasadorit Grenell, do të emërojë në krye të inteligjencës një kandidat që ai e cilëson të tmerrshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...