Itali, raportohen raste me koronavirus

Premte, 21 February 2020 22:33

Një shpërthim i koronavirusit në veri të Italisë u përkeqësua të premten.

Zyrtarët njoftuan për 14 raste infektimi në rajonin e pasur të Lombardisë, ndërsa dy raste u raportuan në rajonin e Venetos aty pranë.

Fillimisht, autoritetet zbuluan se gjashtë persona ishin prakur nga virusi, rastet e para të njohura në Itali. Disa orë më pas, zyrtarët thanë se tetë të tjerë ishin testuar pozitivë për sëmundjen, duke përfshirë pesë punonjës shëndetësie.

Ndërkohë, agjensia e lajmeve ANSA tha se dy persona ishin diagnostikuar se vuanin nga kjo sëmundja tepër ngjitëse në Veneto, megjithëse nuk është e qartë nëse rastet kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza tha se në zonat e prkura nga koronavirusi do të pezullohen të gjitha aktivitetet publike, duke përfshirë shkollat, zyrat dhe veprimtaritë sportive.

NË SHBA, 34 RASTE ME KORONAVIRUS

Ndërkohë, të paktën 34 njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të infektuar me koronavirusin e ri, thanë të premten zyrtarë amerikanë të shëndetësisë.

Trembëdhjetë nga këto raste u diagnostikuan tek udhëtarët që u sëmurën pas kthimit nga jashtë vendit, dhe 21 në persona të "riatdhesuar" nga Departamenti i Shtetit.

Të tjera raste infektimesh priten në mesin e personave që ishin udhëtarë të anijes Diamond Princess dhe janë në karantinë, tha në një konferencë shtypi Dr. Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare për Imunizimet dhe Sëmundjet e Frymëmarrjes.

Për shkak se mund të kenë qenë në kontakt me njerëz të infektuar në anije, "ata konsiderohen me rrezik të lartë infektimi," tha Dr. Messonnier.

Dhjetë pasagjerë të tjerë nga anija Diamond Princess testuan pozitivë në Japoni, por ende nuk llogariten në mesin e të infektuarve, sepse testet nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Ata ka të ngjarë t’i shtohen numrit të personave të llogaritur si të infektuar, tha Dr. Messonnier.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...