Sondazhet/ Rritet përkrahja për Donald Trump

Hënë, 24 February 2020 09:21

Popullariteti i presidentit të tanishëm amerikan, Donald Trump, është duke shënuar rritje në një moment kyç të vitit zgjedhor, duke ia shtuar gjasat për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në kohën kur Bernie Sanders arriti fitore bindëse në zgjedhjet e Partisë Demokratike në Nevada, duke e forcuar pozitën e parë në mesin e kandidatëve të kësaj partie, një sondazh i Gallup-it zbuloi se 49 për qind e votuesve e përkrahin presidentin e tanishëm, ndërsa 48 për qind e kundërshtojnë atë. Ky ishte rezultati i parë pozitiv për të që nga janari i vitit 2017.

Të dhënat treguan se popullariteti i shefit të Shtëpisë së Bardhë filloi të rritej në muajin shtator të vitit të kaluar, pikërisht në kohën kur filluan hetimet kundër tij në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, shkruan “The Guardian”.

“Presidentët me përqindje të përkrahjes nga 46 deri në 54 për qind në këtë periudhë të garës zakonisht përballen me beteja të ngushta për t’u rizgjedhur në mandatin e dytë. Presidentët me përkrahje më të ulët se 45 për qind zakonisht i humbin zgjedhjet”, tha analisti i CNN-së, Harry Enten.

Ndërkohë sipas një ankete të televizionit CBS, 65 për qind e amerikanëve besojnë se presidenti Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale përballë kundërkandidatit të Partisë Demokratike, i cili do të përcaktohet në korrik.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...