Turqia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Erdogan merr vendimin e rëndësishëm

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:28

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka vendosur të çojë Turqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme presidenciale  dhe parlamentare. Erdogan ka dekretuar 24 qershorin si ditën e zgjedhjeve.

Fillimisht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale ishin vendosur që të mbaheshin në nëntor të vitit 2019, por kërkesa e opozitës turke, ka bërë që Erdogan të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Më 16 prill 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

 “Duhet të dihet se MHP kërkon zgjedhje të parakohshme pas miratimit të ligjeve rregulluese”, tha kreu i partisë i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste në Turqi, Devlet Bahçeli, një ditë më parë, teksa bëri thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...