Turqia merr vendimin, hap kufijtë për refugjatët që duan të hynë në BE

Premte, 28 February 2020 15:03

Refugjatët në Turqi ua mësynë kufijve evropianë të premten, pasi një zyrtar turk deklaroi se kufijtë janë hapur, në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Siri.
Të enjten, 33 ushtarë turq u vranë nga forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia

“Kemi marrë vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë, që të mos i ndalojmë refugjatët sirianë nga shkuarja në Evropë, qoftë përmes tokës ose detit”, tha një zyrtar i lartë turk për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Të gjithë refugjatët, përfshirë sirianët, mund të kalojnë në Bashkimin Evropian”, tha zyrtari turk në kushte anonimiteti.

Reuters raporton se, brenda orësh, kolona migrantësh janë nisur drejt kufijve evropianë.
“Kemi dëgjuar për (hapje të kufijve) në televizion”, tha Sahin Nebizade, migrante afgane

Greqia dhe Bullgaria thanë se i kanë forcuar kontrollet në kufij menjëherë.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, tha se perspektiva e një krize të re migrantësh paraqet një kërcënim të madh në kohën kur vendet evropiane janë duke luftuar me përhapjen e koronavirusit COVID-19.

Megjithatë, BE-ja dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë thanë se raportet për çdo ndryshim të gjendjes në kufij janë ende jozyrtare dhe se Ankaraja nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Turqia, në vitin 2016, ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të penguar rrjedhën e migrantëve – të ikur kryesisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme – në vendet e BE-së.

Një vit më herët, më 2015, Evropa është përballur me krizën më të madhe me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi mbi një milion sish kanë hyrë në kontinent.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...