Masa ekstreme apo fshehje e së vërtetës, pse Rusia ka më pak raste me koronavirus se Luksemburgu?

Diel, 22 Mars 2020 14:47

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha gjatë kësaj jave se vendi i tij ka arritur ta parandalojë përhapjen masive të koronavirusit dhe se situata është nën kontroll, raporton CNN.

Sipas të dhënave të publikuara nga zyrtarët rusë, duket se strategjia e Putinit ka funksionuar. Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Rusi është befasisht i vogël, pavarësisht faktit se ky shtet ka një kufi të gjatë me Kinën dhe se rasti i parë ishte regjistruar që në janar.

Shifrat janë duke u rritur, por Rusia, shtet me 146 milionë banorë, ka më pak raste të konfirmuara sesa Luksemburgu, me vetëm 253 persona të infektuar. Në anën tjetër, Luksemburgu ka vetëm 628 mijë banorë, por deri të shtunën i ka raportuar 670 persona të infektuar dhe tetë të vdekur.

Masat e hershme parandaluese të Rusisë, përfshirë mbylljen e kufirit me gjatësi prej gati 4200 kilometrave me Kinën që nga 30 janari, mund të kenë kontribuar në shtyrjen e përhapjes së madhe, thonë ekspertët.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Rusi, Dr.Melita Vujnoviç, tha se një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht është testimi i gjerë.

“Testimi dhe identifikimi i rasteve, përcjellja e kontakteve, izolimi, këto janë të gjitha masat që propozon OBSh-ja dhe të gjitha janë zbatuar tërë kohën”, tha ajo.

“Edhe distancimi social është faktori i dytë që vërtet ka filluar relativisht herët”, shtoi mjekja, shkruan “CNN”.

Sipas një organizate hulumtuese në Rusi, më shumë se 156 mijë rusë janë testuar për koronavirus dhe procesi ka filluar në pjesën e parë të muajit shkurt. Në anën tjetër, testimi në Shtetet e Bashkuara ka filluar në fillim të marsit.

Sidoqoftë, një pjesë e madhe e popullit nuk i beson shifrës zyrtare. Në mars, Shërbimi Federal i Sigurisë largoi nga interneti një shkrim në të cilin pretendohej se numri i vërtetë i personave të infektuar është 20 mijë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...