“Pacientë të shëruar nga koronavirusi rezultojnë sërish pozitivë”- Drejtori i Akademisë së Shkencave Kineze hedh dritë në “misetrin e Wuhan”: Me këto lloje testesh

Premte, 27 Mars 2020 17:18

Një seri infeksionesh misterioze po vënë në pikëpyetje saktësinë e mjeteve diagnostikuese për virusin vdekjeprurës COVID-19, në një kohë kur Kina përgatitet të heqë masat e karantinës dhe për të lejuar kështu qytetarët të largohen nga epiqendra e shpërthimit muajin që vjen. Infeksionet misterioze po ngrinë shqetësime për një valë të dytë të mundshme të virusit.

Nga 18-22 Mars, qyteti kinez Wuhan nuk raportoi asnjë rast të ri të virusit. Kjo gjë u pa si një pikë kthese kundrejtë virusit që ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në Kinë, ndërsa Ëuhan ishte vendi me më shumë se gjysmën e popullsisë të konfirmuar.

Por disa banorë që u testuan pozitivisht me koronavirus dhe u shëruan, tashmë po rezultojnë sërish të prekur nga COVID-19, pra për herë të dytë.

Bëhet fjalë që rreth 5% -10% e pacientëve të cilët u shëruan janë testuar përsëri pozitiv.

Disa prej atyre që kanë rezultuar pozitivë duket se janë bartës asimptomatikë, pra ata që mbartin virusin dhe janë ndoshta infektiv, por nuk shfaqin ndonjë nga simptomat e shoqëruara të sëmundjes.

Media NPR ka folur përmes telefonit me katër individë në Ëuhan të cilët janë pjesë e këtij grupi individësh që janë testuar pozitivisht për herë të dytë në mars. Të katër thanë se ishin infektuar me virusin dhe më pas u liruan nga kujdesi mjekësor javët e fundit, pasi gjendja e tyre u përmirësua dhe ata testuan negativ.

Dy prej tyre janë mjek, që u sëmurën pasi mjekuan pacientët në spitalet e tyre në Ëuhan. Dy të tjerët janë banorë të Ëuhan. Ata të gjithë kërkuan anonimitetin kur folën me median NPR, sepse ata që kanë kundërshtuar trajtimin e qeverisë për shpërthimin janë arrestuar.

A mund të nënkuptojë ai test i dytë pozitiv një raund i dytë i infeksioni?

Virologët mendojnë se nuk ka gjasa që një pacient COVID-19 të mund të ri-infektohet kaq shpejt pas shërimit.

Sipas udhëzimeve më të reja për parandalimin COVID-19, Kina nuk përfshin në llogaritjen e saj të përgjithshme ditore, raste të reja që testohen pozitivisht pasi janë shëruar, apo raste asimptomatike.

“Unë nuk kam asnjë ide pse autoritetet zgjedhin të mos llogarisin rastet asimptomatike në shifrat zyrtare të çështjes. Unë jam në gjendje të keqe”, tha një nga mjekët Ëuhan, i cili rezultoi pozitiv pas shërimit.

Këta katër persona tani janë duke mbajtur nën kujdesin mjekësor. Është ende e paqartë nëse ata mund të infektojnë persona të tjerë dhe pse ata rezultuan pozitivë pas testit të tyre të fundit, kur rezultuan negativë.

Është e mundur që në fillim mund ti jetë dhënë një rezultat i rremë negativ i testit. Kjo ndodh kur shtupa e përdorur për të mbledhur kampione të virusit, i humbet pjesët e virusit. Dr. Li Ëenliang, një mjek, që vdiq më vonë nga vetë virusi, në shkurt, rezultoi disa herë negativë për koronavirusin përpara se të diagnostikohej saktë.

Në shkurt, Ëang Chen, një drejtor në Akademinë Kineze të Shkencave Mjekësore të drejtuar nga shteti, vlerësoi se testet e acidit nukleik të përdorura në Kinë ishin të sakta në identifikimin e rasteve pozitive të koronavirusit vetëm 30% -50% të rasteve.

Një teori tjetër është se, për shkak se testi amplifikon copa të vogla të ADN-së, virusi i mbetur nga infeksioni fillestar mund të kishte rezultuar në mënyrë të gabuar në atë lexim të dytë pozitiv.

“Ka pozitiv fals me këto lloje të testeve,” i tha NPR Dr Jeffrey Shaman , një profesor i shkencave të shëndetit mjedisor në Universitetin Columbia, me email.

Modifikuar më Premte, 27 Mars 2020 17:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...