Pesë anëtarë të Kongresit amerikan, të infektuar me koronavirus

Saturday, 28 Mars 2020 11:19

Pesë anëtarë të Kongresit amerikan kanë dalë pozitiv me koronavirusin e ri.

Kongresisti amerikan, Mike Kelly 71 vjeç (republikan nga Pensilvania) konfirmoi se ka dalë pozitiv me koronavirus, pasi gjatë javës kishte pasur simptomat e parë të sëmundjes COVID-19.

Njoftimi i kongresistit Kelly vjen një ditë pasi përfaqësuesi demokrat nga Karolina e Jugut, Joe Cunningham tha se është infektuar me koronavirusin e ri.

Cunningham tha se është në vetizolim prej 19 marsit, kur kishte kuptuar se ka qenë në kontakt me një ligjvënës që ka rezultuar pozitiv.

Senatori republikan, Rand Paul, përfaqësuesi demokrat Ben Mcadams dhe republikani Mario Diaz-Balart, po ashtu kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të paktën 26 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan janë në vetizolim, pasi kanë pasur kontakte me njerëz që janë infektuar.

Në Shtetet e Bashkuara janë 104,82 raste me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 1,711 persona kanë vdekur nga virusi.

Kongresi amerikan ka ndarë 2,2 trilionë dollarë për një ligj të ndihmës për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ky ligj u nënshkrua më pas nga presidenti, Donald Trump.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...