Nuk zunë mend? DM: Kinezët po shesin lakuriqë sërish në treg

Diel, 29 Mars 2020 09:47

Sapo Kina ka lehtësuar kufizimet e vendosura për të luftuar koronavirusin e ri, gazeta më e madhe britanike online, Daily Mail, shkruan se ata nuk e kanë marrë leksionin.

Për të festuar lehtësimin e kufizimeve, kinezët kanë vërshuar sërish në të ashtuquajturat ‘tregje të lagështa’, ku shiten edhe lakuriqë nate.

Një korrespondent i DM shkruan se skenat në këto tregje janë shqetësuese. Aty shiten qen, mace, lakuriqë nate, akrepa, etj

Jo vetëm kaq, por kasapët i presin dhe i shesin aty për aty.

Mendohet se një kombinim i tillë me gjak dhe jashtëqitje ka qenë faktor i rëndësishëm në kalimin e virusit nga jeta e egër te njeriu.

Autoritetet botërore i kanë bërë thirrje Kinës që të kufizojë shitjen e kafshëve të tilla nëpër tregje.

Mendohet se virusi i ri ka ardhur sërish nga lakuriqët e natës. Ai mund të ketë përdorur një kafshë ndërmjetëse si bartës, me shumë gjasë një pangolin.

Më pas ka kapërcyer te njerëzit dhe po bën kërdinë nëpër botë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...