Shkencëtarët: Edhe një javë për pikun, në fund të prillit nis rënia

Diel, 29 Mars 2020 10:30

Në Itali po presin për pikun e epidemisë së koronavirusit- fazën më të keqe të infeksionit.
Virologu Fabrizio Pregliasco tha për Corriere della Sera se piku mund të ndodhë brenda një jave.
Duke folur për gazetën, ai tha se piku ndodh kur shënohet maksimumi i rasteve të reja në një ditë.
Shenjat e para janë pozitive, pasi numri i infeksioneve të reja nuk po rritet në mënyrë të ndjeshme.
Virologu thotë se me kufizimet e vendosura, Italia ia ka dalë që të kthejë malin në kodër.
Në ditët në vazhdim do të pritet të shihet më shumë. Ekspertët thonë se më shumë se piku, e rëndësishme është që kurba të nisë të rrafshohet, me fjalë të tjera të mos ngrihet më.
Po kur mund të nisë rënia? Virologu parashikon që kjo gjë të ndodhë nga fundi i muajit prill.
Më herët, një tjetër epidemiolog italian tha për Corriere se në fund të majit mund të ketë ndoshta zerim të rasteve.
Ndërkohë, sikundër dihet, ajo që po ndodh tani me shifrat është një fotografim i asaj që ka ndodhur me infeksionet një javë më parë.
Për këtë arsye, virologu Pregliasco thotë se numri i viktimave do të vazhdojë të jetë i lartë edhe për disa ditë.

 

Modifikuar më Diel, 29 Mars 2020 10:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...