Shefi i Shëndetit në Britani: Duhet të qëndrojmë të mbyllur deri në qershor!

Diel, 29 Mars 2020 14:55

Britania-koronavirusiShefi i Shëndetësisë në Britani tha se vendi duhet të qëndrojë në mbyllje totale deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e koronavirusit vdekjeprurës, ndërsa distancimi shoqëror mund të zgjasë me muaj.
Profesor Neil Ferguson tha se britanikët do të duhej të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për gati tre muaj, pasi numri i vdekjeve të koronavirusit të vendit u rrit nga 260 deri në 1.019 dje në ditën më të keqe deri tani. Një total prej 17,089 personash janë testuar pozitivë për koronavirusin.
Kryeministri Boris Johnson, i cili është duke u izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, tha se “gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen” pasi ai theksoi nevojën për të qëndruar në ambiente të mbyllura për të mbështetur shërbimin shëndetësor dhe për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.
Sipas disa ekspertëve të qeverisë, koronavirusi mund të arrijë kulmin në prill në Britani me afro 5,700 vdekje. Por Profesor Neil Ferguson tha se britanikët do të duhet të qëndrojnë brenda për tre muaj të plotë të mbyllur.
Këshilltari kryesor i epidemiologjisë në qeveri i tha “The Sunday Times”: “Ne do të duhet t’i mbajmë këto masa – mbyllje e plotë – sipas mendimit tim, për një periudhë të konsiderueshme kohore, ndoshta deri në fund të majit, ndoshta edhe në fillim të qershorit”. Profesori Ferguson shtoi se edhe nëse bllokimi do të hiqet, njerëzit do të duhet të zbatojnë masat e distancimit shoqëror për disa muaj të ardhshëm, me gjasa deri në tetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...