“Nën stres për shkak të krizës financiare të krijuar nga koronavirusi”- Vetëvritet ministri gjerman

Diel, 29 Mars 2020 20:09

Ministri i Financave të landit Assia në Gjermani, Hesse, Thomas Schäfer kreu vetëvrasje. Trupi i tij u gjet të shtunën në mëngjes pranë binarëve të ICE, trenit gjerman super të shpejtë, afër Hochheim.

Dhe sipas guvernatorit të atij shteti gjerman, Volker Bouffier, mund të ishte vetëvrasja e parë politike e lidhur me epideminë e koronavirusit.

 

Besohet se shqetësimet për të ardhmen e rajonit e kanë mbingarkuar politikanin 54-vjeçar të demokristian.

Schäfer la pas gruan dhe dy fëmijët e tij.

Në një version të parë të artikullit mbi vdekjen e tij, gazeta “Faz” citoi një letër lamtumire në të cilën Schäfer nuk do ta përmendte direkt virusin, por përcaktoi të ardhmen sociale dhe ekonomike të shtetit si “të pashpresë”. Më pas, gazeta vendosi të hiqte letrën e lamtumirës nga faqja e internetit, por ajo vazhdon të qarkullojnë në mediat sociale.

Guvernatori Bouffier kujtoi i emcoionuar se Schäfer ishte i zënë “ditë e natë” me krizën aktuale dhe shtoi se “duhet të supozojmë se ai ishte shumë i shqetësuar për përmbushjen e pritjeve të mëdha të popullatës – veçanërisht në frontin e ndihmës. Duhet të supozoj se këto shqetësime e kanë sforcuar atë. Ai me sa duket nuk pa më rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”.

Disa ditë më parë, duke folur në parlamentin e Hesse-s, Schäfer e përshkroi epideminë e koronavirusit si “sfida e shekullit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...