Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do t’i përballë gati 24 milionë persona me varfëri në Lindje të Mesme dhe Paqësor, ka thënë Banka Botërore.
Në raportin e saj të fundit, Banka ka thënë se “kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet”, derisa ka paralajmëruar për “rrezik më të madh” për familjet që varen nga industrië e prekura nga virusi.
Aty përfshihet turizmi në Tajlandë dhe Ishujt e Paqësorit, sikurse edhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia.
Sipas skenarit më të keq, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona mund të pritet që të mbesin në varfëri, duke përfshirë 25 milionë persona në Kinë.
Kjo Bankë e definon linjën e varfërisë si mbijetesë me 5.50 dollarë në ditë apo më pak.
Banka Botërore parasheh që rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 për qind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019. Rel
Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian. Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...
Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it. Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...
Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...