American Airlines kërkon 12 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria e SHBA

Tuesday, 31 Mars 2020 11:52

Kompania amerikane, American Airlines ka konfirmuar se do të kërkojë mbështetje financiare nga Qeveria amerikane në vlerë 12 miliardë dollarëve, për shkak të ndikimit të koronavirusit.
Punëtorëve u është thënë përmes emailit se “kjo gjë do të na lejonte të realizojmë fluturime edhe në skenarët më të këqinj të mundshëm në të ardhmen”.
Aty është thënë edhe se kjo kërkesë nënkupton se “nuk do të ketë shkurtime apo zvogëlime të pagave dhe përfitimeve tjera për gjashtë muajt e ardhshëm”.
Stafit të kësaj kompanie po ashtu do t’i mundësohet “pushimi vullnetar apo mundësitë për pension të parakohshëm”. Sipas të dhënave të Bloomberg, kjo kompani vitin e kaluar ka fitur 2.9 miliardë dollarë, ndërsa aksionerëve u ka kthyer 1.3 miliard dollarë përmes dividentave.
Në kuadër të projektligjit të miratuar nga Kongresi amerikan javën e kaluar për ndarjen e 2.2 trilionë dollarëve pas situatës së krijuar me koronavirus, 50 miliardë dollarë janë ndarë për kompanitë ajrore, ndonëse gjysma janë planifikuar si grante.
Kompanitë ajrore në gjithë botën kanë ndalur shumicën e fluturimeve prej muajit shkurt, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 163,000 raste të konfirmuara dhe 3,000 të vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Nju Jorku është prekur më së keqi nga kjo sëmundje me 914 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Javën e kaluar SHBA-ja është kthyer në vendin me më së shumti të infektuar duke kaluar edhe Italinë dhe Kinën.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...