‘Zhduket’ mjekja që paralajmëroi kolegët në Kinë për koronavirusin, intervista para se të humbiste pa gjurmë

E mërkurë, 01 Prill 2020 12:26

Një mjeke e njohur ne Wuhan që ishte ndër të parat që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit është zhdukur duke shkaktuar shqetësime tek te njohurit. mjekja
Dr Ai Fen tha se ajo u përball me ‘qortim të paparë e jashtëzakonisht të ashpër’ nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me ‘SARS coronavirus’.
Imazhi që ajo postoi u përhp me shejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botë.
Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet.
Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxherin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme të koronavirusit.mejk
Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxhimin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme lidhur me koronavirusin, por që nga ajo kohe, mjekja nuk eshte pare me, raportoi nje media e huaj australiane, transmeton Daily Mail.
Zhdukja e saj u mor vesh pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi.
Fillimisht ishte Pekini ai që u përpoq të mbulonte shpërthimin duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se mund të përhapet nga personi në person. Kjo bëri që bllokimi i rajoneve të prekura të bëhej me shumë vonesë.
Pastaj, sapo filloi të përhapet virusi, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me të dhe të përhapë dezinformimin jashtë shtetit – përfshirë sugjerimet që Amerika mund të kishte përhapur koronavirusin fillestar.
Mendohet se edhe tani, numri i të infektuarëve dhe vdekjeve në total mund të jenë raportuar gabim në Kinë, duke na çuar në një dizinformim. Thuhet se numri i vërtetë i të infektuarëve dhe të vdekurve mund të jetë 10 herë më i lartë.
Në intervistën qe dha para zhukjes, Dr Ai pranoi se ‘ndjehej keq qe nuk kishte folur me shume’ pasi katër kolegë të saj, përfshirë Dr Li, kishin marre virusin dhe vdiqen, duke mjekuar pacientet.mjek
“Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do të isha kujdesur për qortimin. Unë do t’i tregoja te gjitheve”, tha Dr Ai.
Intervista u postua të martën, por u tërhoq shpejt nga media sociale nga botuesi i saj People (Renwu) Magazine.
Më 30 Dhjetor, Dr Ai mori raportin e një pacienti me “SARS coronavirus”. Ajo u shpreh se i dolën djersë të ftohta pasi lexoi disa herë rezultatet e laboratorit.
Epidemia SARS 17 vjet më parë infektoi më shumë se 8,000 njerëz në të gjithë botën dhe vrau mbi 800, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Mjekja qarkulloi lajmin dhe i dërgoi një fotografi të raportit një prej ish-shokëve të saj të klasës dhe një bisedë në grup brenda departamentit të saj.
Dr Ai tha që ajo paralajmëroi autoritetet e spitalit për rain.
Dy ditë më vonë, mjekja e Wuhan u thirr nga udhëheqësi i komitetit të inspektimit disiplinor të spitalit.
Dr Ai tha që ajo u përball me qortime jashtëzakonisht të ashpëra dhe ishte akuzuar për përhapjen e thashethemeve si profesionist nga zyrtarët e spitalit. “Unë isha e shokuar. Cfarë bëra gabim? Duke e ditur faktin se është gjetur një virus i rëndësishëm tek një pacient, si nuk mund të them, kur një mjek tjetër pyet për të?tha ajo.
Okulisti Li Wenliang ishte në mesin e tetë personave që ndanë foton e Dr Ai përpara se policia t’ja tërhiqte vëmendjen dhe ta akuzonin për përhapjen e lajmeve të rrema dhe për paralajmërimin e publikut për SARS.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...