Koronavirusi/ Tregjet e aksioneve pësuan tremujorin më të keq që nga viti 1987

E mërkurë, 01 Prill 2020 13:47

Tregjet e aksioneve në gjithë botën kanë pësuar humbje historike në tre muajt e parë të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar e pandemisë së koronavirusit.
Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, ka rënë për 23 për qind – çfarë është rënia më e madhe në një tremujor që nga viti 1987. Ngjashëm ka ndodhur edhe me indeksin e Londrës, FTSE 100, i cili ka rënë për 25 për qind.
Indeksi S&P 500, i cili mat performancën e aksioneve të 500 ndërmarrjeve të mëdha, të listuara në bursat në Shtetet e Bashkuara, ka humbur 20 për qind të vlerës gjatë tremujorit të kaluar – çfarë paraqet rënien më të madhe qysh në vitin 2008.
Dobësimi vjen pasi autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e shumicës së aktiviteteve, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Ekonomistët kanë paralajmëruar se goditja në ekonominë globale ka të ngjarë të jetë më e keqe sesa kriza financiare e 2008-ës.
“Mbetemi shumë të shqetësuar për parashikimin negativ të rritjes globale në vitin 2020”, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...