“Thelbësore për rifillimin e motorit ekonomik”/ KE propozon skemën gjermane

E mërkurë, 01 Prill 2020 14:52

Komisioni Evropian ka propozuar një skemë pune me pak orë, për të shmangur papunësinë masive në të gjithë bllokun gjatë pandemisë nga koronavirusi.
Skema, e cila është modeluar në programin “Kurzabeit” të Gjermanisë, u njoftua nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një video-mesazh.
Ajo nuk konfirmoi se si do të financohej, por tha se do të garantohet nga të 27 vendet e BE.
“Falë skemës së propozuar nga Komisioni, më shumë njerëz do të mbajnë punë gjatë epidemisë, ata do të kthehen në punë të plotë sa më shpejt që bllokimi të përfundojë”, shpjegoi von der Leyen duke shtuar se,
“Skema e re e BE-së është thelbësore për rifillimin e motorit ekonomik të Evropës”.
Ajo sqaroi se “Kompanitë po u paguajnë pagat punonjësve të tyre, edhe nëse, tani, ata nuk po fitojnë para. Eyropa tani do të vijë në mbështetjen e tyre, me një iniciativë të re. Ka për qëllim të ndihmojë Italinë, Spanjën dhe të gjitha vendet e tjera që janë goditur shumë. Dhe do ta bëjë këtë falë solidaritetit të vendeve të tjera anëtare”, tha ajo.
Sipas skemës gjermane, qeveria paguan një pjesë të pagave të një punëtori kur kompanitë i ulin orët e tyre gjatë një ngadalësimi prodhimi për t’i parandaluar ata të humbnin punën e tyre. Detaje të tjera të planeve do të jenë në dispozicion të enjten, sipas Komisionit Europian

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...