Infermieri shqiptar në Itali tregon dhimbjen në betejën me virusin: Gjendje që askush s’mund ta mendojë!

E Enjte, 02 Prill 2020 13:02

Infermieri shqiptar që shërben në Itali, Dritan Kreci, i cili është infektuar me koronavirus, tregoi pervojen e tij te frikshme ne kete beteje.
Infermieri Kreci tha në një lidhje me “Skype” për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, se tani është mirë, krahasuar me atë çfarë ka kaluar, duke thënë se virusi krijon një gjendje që askush nuk mund ta mendojë.
“Në këto momente jam shumë mirë, duke krahasuar me çfarë kalova, se vetë virusi të krijon një gjendje që askush nuk mund ta mendojë. Unë punova në repart, kur u kthye në COVID. Kishim pacientë që vinin pa marrë përgjigjen akoma dhe pastaj dilnin pozitivë”, tha infermieri Kreci.
Pjesë nga intervista:
Ke mbaruar më 2002 si infermier i përgjithshëm në Tiranë, më 2003 ke kaluar në Itali. Më fol për përvojën tënde në Shqipëri?
Jemi një famije e madhe, me nëntë fëmijë, një motër dhe tetë vëllezër.
Si arrite të shkollohesh?
Vij nga një familje intelektualësh, babai ishte arsimtarë dhe na dha të drejtën të gjithëve të shkollohemi. Kam edhe një vëlla që është mjek. Mua më pëlqente të isha në shërbim të njerëzve, më pëlqente mjekësia, por përfundova infermier.
Pse e le Shqipërinë?
Unë isha ndër më të mirët që kishte Shqipëria në reanimacion, por ishte vetëm gjendja ekonomike që ika. Nuk ishte zgjedhja ime, por një shok imi më prezantoi dokumentet dhe fati deshi që të më dilnin brenda dy viteve. Në Itali ishte pak frika, edhe pse vija me kontratë pune, me shtëpi, me çdo gjë të parapërgatitur. BW

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...