Zeri i Amerikes: SHBA, numër rekord kërkesash për asistencë papunësie

E Enjte, 02 Prill 2020 18:50

Një numër rekord prej 6.6 milionë kërkesash për asistencë papunësie u regjistruan javën e kaluar, duke tejkaluar shifrat rekord të një jave më parë, gjë që sinjalizon se pushimet nga puna do të rëndohen në mes të epidemisë së koronavirusit.

Ekonomia amerikane, por edhe ekonomia globale kanë pësuar goditje duke rritur mundësinë e një recesioni, ndërkohë që bizneset vazhdojnë të mbyllin operacionet.

6.6 milionë kërkesa për asistencë pupunësia -- shifrat e një javës së kaluar shënojnë një rritje të madhe krahasuar me 3.3 milionë kërkesa të regjistruara në javën pararendëse.

Ekonomistët parashikojnë tani deri në 20 milionë vende pune të mbyllura deri në fund të prillit.

Ritmet e papunësisë mund të arrijnë deri në 15% këtë muaj, duke tejkaluar rekordin e recesionit të vitit 1982 kur shkuan në 10.8%.

Shumë pronarë po ulin numrin e punonjësve për të përballuar goditjen që kanë marrë me rënien e aktivitetit, sidomos në hotele, palestra, restorante, kinema apo biznese të tjera që kërkojnë shkëmbime fizike me klientët.

Vendimet e marra nga autoritetet shtetërore për të reduktuar lëvizjet dhe kontaktet fizike të popullatës në një pjesë të madhe të SHBA e kanë shtuar presionin mbi bizneset që nuk janë në gjendje të përballojnë qeranë, pagesat e kredisë dhe shpenzimet e tjera.

Kongresi zgjeroi ndjeshëm sistemin e asistencës për papunësinë përmes paketës stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh. Në paketë parashikohen ndihma prej $600 dollarësh në javë për aplikantin. Ideja është që individi të përballojë jetesën dhe të shpenzojë duke ndihmuar për të rigjallëruar ekonominë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...