Lajme të mira nga Franca, në 24 orë humbin jetën vetëm 441 persona. Ja sa ka shkuar numri i të infektuarve

Saturday, 04 Prill 2020 20:51

Lajme të mira vijnë nga Franca sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Mediat vendase raportojnë se në 24 orë kanë ndërruar jetë 441 persona, një numër më i ulët se një ditë më parë, ku kishte 588 të vdekur.

Numri i vdekjeve nga virusi vdekjeprurës COVID0-19 në Francë ka arritur në 7,560 që nga 1 marsi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo shifër përfshin spitalet dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, sipas zyrtarit më të lartë për shëndetësinë në Francë, Jerome Salomon.

Numri total i viktimave ka shkuar kështu në 5,532, të cilët kanë ndërruar jetë në spitale. Që do të thotë se 2,028 viktima janë kryesisht nga shtëpitë e të moshuarve.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në spitale ka arritur në 68,605 gjithsej. Kjo është rritur me më shumë se 4,000 nga 64,338 që ishte të premten.

Edhe numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv në Francë tashmë është rritur në 6,838 nga 6,662 një ditë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...