Turqi, shkencëtari Ozkul arrin të izolojë koronavirusin

Hënë, 06 Prill 2020 08:26

Ankara - Një virolog turk ka izoluar me sukses koronavirusin e ri (COVID-19), në përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse e cila në mbarë globin ka vrarë pothuajse 68 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
"Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë të universitetit tonë, Prof. Dr. Aykut Özkul, arriti me sukses të izolojë virusin SARS-COV-2, gjë që është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinës dhe ilaçeve kundër koronavirusit", shkroi në një postim në twitter Universiteti i Ankarasë.

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, gjatë javës së kaluar njoftoi publikun se gjithsej 24 universiteti dhe tetë njësi publike të hulumtimit e zhvillimit me qindra studiues po punojnë për të prodhuar një vaksinë kundër virusit COVID-19.
Pasditen e djeshme, Turqia njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend arriti në 574, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në mbi 27 mijë.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të infektuarve nga ky virus në mbarë globin ka tejkaluar shifrën 1.2 milionë, ndërkohë që rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...