Bota në izolim nga koronavirusi, por dhuna në familje shënon rritje të tmerrshme. OKB, thirrje të fortë: Për shumë gra e vajza, kërcënimi më i madh është rritja e dhunës

Hënë, 06 Prill 2020 10:59

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje qeverive që të veprojnë kundër, siç tha, “rritjes së tmerrshme globale të dhunës në familje”.
Disa shtete në botë kanë raportuar rritje të dhunës së tillë në javët e fundit, si pasojë e izolimeve që ka shkaktuar shpërthimi i koronavirusit.

Duke iu referuar thirrjes së tij të fundit për armëpushim në konflikte, Guterres tha se dhuna nuk ndodh gjithmonë në fushat e betejës.

“Për shumë gra dhe vajza, kërcënimi është më i madh atje ku duhet të jenë më të sigurta: në shtëpitë e tyre”, tha Guterres.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se, që nga shpërthimi i koronavirusit në fillim të vitit, abuzimet në familje janë dyfishuar në vendet si Libani dhe Malajzia, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Kinë, kjo shifër është trefishuar.

Guterres tha se abuzimi është rritur si pasojë e streseve ekonomike dhe sociale që ka sjellë situata e krijuar me koronavirus.

“Së bashku, ne mundemi dhe duhet ta parandalojmë dhunën kudo, nga zonat e luftës deri te shtëpitë e njerëzve”, tha Guterres.

Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 1.2 milion njerëz në gjithë botën, ndërsa ka vrarë afro 70,000.

Për të frenuar përhapjen e tij, shumë vende janë izoluar, duke mbyllur apo zvogëluar aktivitetin e kompanive të prodhimit – gjë që ka nxitur shqetësime për situatën ekonomike. REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...