Greqia, pro blerjes së përbashkët nga BE, të të drejtave të patentave për vaksinën e Covid-19

Hënë, 06 Prill 2020 13:10

Në një prononcim për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të Gjermanisë, Kryeministri “grek Kyriakos Mitsotakis ka mbështetur një propozim të profesorit të politikave shëndetësore dhe këshilltarit të qeverisë, Ilias Mosialos, për vendet e Bashkimit Evropian, për të blerë së bashku të drejtat e patentave për vaksinat e reja dhe testet e shpejta për zbulimin e koronavirusit, në përpjekje për të reaguar në mënyrë më efektive për të frenuar pandeminë.

Mosialos, i cili u emërua kohët e fundit si përfaqësuesi i qeverisë greke në organizatat ndërkombëtare në çështje që lidhen me Covid-19, ka theksuar se, deri më sot, qeveritë e SHBA dhe britanike kanë mbështetur studimin e kompanive farmaceutike për teste të shpejta, duke siguruar kështu të drejtat për përvetësimin e shpejtë të tyre. Kjo do të thotë që vende si Italia dhe Spanja, të cilat kanë një nevojë më të madhe për teste, kanë mbetur prapa, tha ai.

Nëse BE do të blinte të drejtat e patentës për teste dhe vaksina, do të ishte e mundur të organizohej prodhimi në shumë vende nëpër Evropë që do të lehtësohej shpërndarja më e gjerë, sipas Mossialos.

Në intervistën e tij, Mitsotakis tha se e mbështet këtë propozim, duke theksuar se të paktën 20 vaksina kundër Covid-19 janë duke u zhvilluar në këtë kohë, shumë prej të cilave po subvencionohen nga qeveritë individualisht ose nga bamirës.

"Në rastin ideal, sa më shpejt që të jetë provuar efektiviteti i tyre, këto vaksina duhet të vihen në dispozicion sa më shpejt që të jetë e mundur, në një mënyrë të drejtë dhe me një çmim të arsyeshëm," tha Mitsotakis.

"Përballë kësaj sfide, qeveritë evropiane mund të kompensojnë prodhuesit e vaksinave, duke blerë patentat e tyre me çmime të arsyeshme", tha ai, duke shtuar se zbatimi i saktë i një politike të tillë do të jepte stimuj për kërkime dhe zhvillim të një vaksine, ndërsa gjithashtu do të siguronte taksapaguesit se paratë e tyre po investoheshin siç duhej.

 

Modifikuar më Hënë, 06 Prill 2020 13:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...