Mbi 100 të vdekur më shumë se dje, sërish shifra të frikshme nga Spanja, rritet bilanci i viktimave nga COVID-19

Tuesday, 07 Prill 2020 13:12

Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë. Autoritetet spanjolle raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 743 viktima, shifër kjo në rritje me 100 persona, krahasuar me shifrën e djeshme, ku u regjistruan 637 viktima.

Me të dhënat e sotme, Spanja shënon sërish bilanc tragjik në rritje nga virusi vdekjeprurës, duke e çuar në 13 798 numrin total të viktimave

Me një fije shpresë, pasi katër ditët e fundit ishin shifra në zbritje, një tjetër goditje vjen për Spanjën, vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.
Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, duke u bërë e dyta në botë pas SHBA.

Modifikuar më Tuesday, 07 Prill 2020 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...