“Patenta e imunitetit”/ Shkencëtarët në Itali prodhojnë testin e parë të gjakut, brenda orës zbulohet nëse infekton të tjerët apo jo

Tuesday, 07 Prill 2020 14:42

Në Itali është zhvilluar, testuar dhe prodhuar testi i parë i gjakut, për të verifikuar se kush ka zhvilluar antitrupat ndaj Covid-19.

Pas gjashtë javësh studimesh të kryera në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, diagnostikuesi shumëkombësh “DiaSorin” është gati të nisë një test serologjik të ndërtuar ‘in vitro’ në laboratorët e tyre në Saluggia (Vercelli), nga një ekip prej 50 studiuesish.

Certifikimi i pritshëm pritet brenda dy javësh, atëherë mund të fillojnë testimet mbi popullatën (me një kosto prej më pak se 5 euro secila). Rezultati del në një orë. Në Itali mund të përpunohen rreth 500,000 mostra në ditë.

Lajmi është i rëndësishëm sepse nga 1 prilli Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore (NMPA), ose autoriteti më i lartë i ilaçit kinez, ka publikuar një shënim zyrtar me të cilin komunikon se testet serologjike të shpejta (vetëm një pikë gjaku të marrë nga një gisht, me rezultat që del në 15 minuta) ende nuk kanë marrë një vërtetim dhe vlefshmëri të sigurisë në Kinë:

kjo do të thotë se shumica e testeve që kanë përmbytur tregun deri më tani, përfshirë tregun italian, nuk janë të gjithë në gjendje të tregojnë se kush ka hyrë në kontakt me virusin, dhe si rezultat për të përjashtuar se kush është infekues, sepse testet e deritanishme kanë një ndjeshmëri të ulët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...