Mal i Zi, arrestohet mjeku se publikoi listën e pacientëve me COVID-19

E mërkurë, 08 Prill 2020 12:34

Policia ka arrestuar një person të stafit mjekësor për publikimin e një liste me emrat e qytetarëve që kanë testuar pozitivisht për COVID-19.
Zyra e Prokurorisë në mal të Zi tha se një anëtar i stafit mjekësor në Qendrën Shëndetësore në Podgoricë, i njohur vetëm me inicialet M. R., ishte arrestuar nga policia për mbledhje dhe përdorim të paautorizuar të informacioneve personale.
“Si zyrtar, ai është përgjegjës për publikimin e informacioneve mbi pacientët me COVID-19 përmes nëpërmjet sistemit IDO, të cilin ai ua dërgoi nëpërmjet Viber-it edhe personave të tjerë, të cilët, edhe pse kolegë të tij, nuk janë të autorizuar ta kenë këtë informacion, tha prokuroria në një njoftim për shtyp
Pas publikimit të premten të listës me emra të personave të infektuar dhe numrat e tyre të identitetit, qeveria malazeze kërkoi një hetim, të cilin e drejtori prokuroria.
Organizatat e shoqërisë civile dhe partitë e opozitës gjithashtu ishin në një mendje se publikimi i emrave të pacientëve të infektuar në rrjetet sociale shkelte të drejtat e tyre themelore të njeriut dhe mund të çonte në pasoja të rënda. “Ne duhet të respektojmë privatësinë e njerëzve dhe të ndalojmë stigmatizimin e qytetarëve të infektuar”, tha OJQ-ja Aleanca Qytetare.
Kjo nuk ishte hera e parë që të drejtat e pacientëve në Mal të Zi shkelen në këtë mënyrë. Më 18 mars, identitetet e pacientëve me koronavirus u publikuan nëpër rrjetet sociale. Në internet u postua edhe një foto e një pacienteje dhe familjes së saj.
Më 22 mars, vetë qeveria publikoi emrat e njerëzve që ishin urdhëruar të vetë izoloheshin, duke argumentuar se disa prej tyre nuk e kishin respektuar urdhrin.
Qeveria tha se kishte marrë pëlqimin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për këtë dhe se kishte vendosur që jeta dhe shëndeti i qytetarëve malazez ishin të parat. Pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga partitë opozitare dhe grupet e shoqërisë civile, qeveria ka vazhduar të publikojë lista të tilla.
Në vend ka pasur deri më tani 248 raste të konfirmuara me koronavirusit, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë./BIRN/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

Aktualitet

U akuzua për përdhunim/ Lihet i lirë shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

Shefi i stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz, Izmir Duraku i arrestuar për përdhunim të një të miture jetime në 2015 e cila do denonconte një abuzim seksual është liruar. Në atë...

72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali

Globi

72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali

72 viktima nga koronavirusi jnë 24 orët e fundit. Këto janë të dhënat të publikuara pak më parë nga Mbrojtja Civile Italiane. Sa i përket rasteve të reja, sot u regjistruan edhe...

Reforma Zgjedhore/ Ish-deputetja: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ish-deputetja: Rama nuk e do ndryshimin e sistemit, duhet një studim i thelluar

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka e ftuar në Fax News foli ne lidhje me marrëveshjen për Refromën Zgjedhore, ku ndër të tjera foli edhe për ndryshimin e sistemit. Caka u shpreh...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!