Zeri i Amerikes: Presidenti Trump kritikon kreun e OBSH-së

E Enjte, 09 Prill 2020 18:44

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili bëri thirrje për unitet dhe solidaritet global pasi zoti Trump akuzoi agjencinë e OKB-së si "mbështetëse të Kinës" dhe kërcënoi se do të pezullonte fondet amerikane për të.

Në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësië duhet të përqendrohet në trajtimin e pandemisë së koronavirusit, ajo po përballet me kritika nga donatori i saj më i madh.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi OBSH-në se nuk ishte mjaft agresive në përballjen me virusin Covid-19 dhe kërcënoi se do të pezullonte fondet për të.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus u përgjigj duke bërë thirrje për unitet dhe paralajmëroi kundër politizimit të krizës.

"Covid-19 nuk duhet të përdoret për pikë politike. Ka shumë mënyra të tjera për të provuar veten."

Presidenti Trump u kundërpërgjigj, duke thënë:

"Duke folur për politizim, ai vetë po e politizon çështjen. Nuk duhet të jetë kështu, por shikoni ne kemi shpenzuar 450, gati 500 miliardë dollarë vitin e kaluar. Kemi kontribuar qindra miliarda dollarë në vitet e kaluara. Dhe ata duhet të prodhojnë rezultate më mira."

Presidenti Trump akuzoi OBSH-në se ishte e ngadaltë në reagimin ndaj pandemisë, pavarësisht se e shpalli koronavirusin si një emergjencë ndërkombëtare të shëndetit publik disa javë përpara se Shtetet e Bashkuara të shpallnin emergjencën kombëtare.

Presidenti Trump gjithashtu e akuzoi agjencinë e OKB-së si "Kino-centriste". OBSH-ja ka vlerësuar reagimin e Kinës ndaj pandemisë, dhe kritikët thonë se ajo mund të ketë patur besim më shumë se ç’duhej te

Pekini, i cili fillimisht u përpoq të mbante të fshehtë shpërthimin e koronavirusit në Wuhan.

"Ekziston një shqetësim legjitim në lidhje me OBSH-në, që ndoshta po përkëdhel Kinën. Ekzistojnë disa prova për këtë, megjithëse mbetet për t’u parë, ne vërtetë nuk e dimë këtë. Gjithashtu ka një shqetësim se mbase administrata e Presidentit Trump po e përdor këtë si një objektiv për të larguar vëmendjen nga reagimi i saj mjaft i vonshëm dhe joefektiv ndaj pandemisë", thotë Robert Daly, ekspert i Qendrës Wilson.

Në të njëjtën ditë që Presidenti Trump kërcënoi OBSH-në me pezullim fondesh, Shtetet e Bashkuara njoftuan një ndihmë shtesë prej 225 milionë dollarësh për të intensifikuar përpjekjet kundër përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën.

"Kjo është një ndihmë shtesë veç fondeve prej afërsisht 274 milionë dollarësh që ne tashmë ua kemi shpërndarë 64 vendeve të globit."

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se ndihma është pjesë e vazhdimit të udhëheqjes globale amerikane në përpjekjet kundër pandemisë, që disa analistë e konsiderojnë si të munguar.

“Nëse duam të mbetemi një fuqi globale, një nga gjërat që bota pret nga ne si fuqi globale është të ndihmojmë në zgjidhjen e këtij problemi. Ne duhet të shihemi se po përpiqemi të zgjidhim problemin global të koronavirusit, sepse nëse nuk e bëjmë këtë, Kina me kënaqësi do të mbushte boshllëkun dhe do të promovonte angazhimin e saj", thotë Daniel Runde, ekspert i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington.

Publikisht, Presidenti Trump ka mirëpritur rolin global të Kinës kundër pandemisë. Në fillim të këtij muaji ai tha se e sheh si një gjë pozitive nëse Pekini ndihmon vendet e tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...