“Kemi marrë shumë vendime të mira”,Trump:"Vendim i madh ka qënë mbyllja e kufirit me Kinën".

Tuesday, 28 Prill 2020 09:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se koronavirusi në SHBA mund të vrasë deri në 70,000 njerëz, por theksoi se parashikimet fillestare ishin shumë më të larta.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se fillimisht është parashikuar se 2.2 milionë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi dhe se tani, kjo shifër ka rënë në 60 ose 70 mijë.
“Edhe kjo është shumë, edhe një person është shumë, por mendoj se kemi marrë shumë vendime të mira”, tha Trump. “Vendim i madh ka qenë mbyllja e kufirit me Kinën”, shtoi ai.
Shumica e shteteve amerikane kanë lëshuar urdhrin e qëndrimit në shtëpi, si masë për frenimin e koronavirusit. SHBA-ja ka aktualisht numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave: mbi 988 mijë, përkatësisht mbi 56 mijë.
Trump u pyet nga gazetarët nëse një president amerikan e meriton të rizgjidhet, kur më shumë amerikanë kanë humbur jetën në gjashtë javë, sesa në Luftën e Vietnamit.
Përafërsisht, 58,000 ushtarë amerikanë janë vrarë në Vietnam. Trump u përgjigj duke thënë se edhe vdekja e një personi “është shumë”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...