Holanda përgatitet të hapë shkollat gjatë javës që vjen, ja si do të mbrohen fëmijët nga përhapja e koronavirusit

Saturday, 09 May 2020 10:48

Shkollat në Holandë do të hapen gjatë javës që vjen, ndërsa për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, në bankat shkollore janë vendosur panele xhami.
Udhëheqësit e shkollave, kanë vendosur dezinfektues nëpër korridoret e shkollave, si pjesë e përgatitjeve që për rifillimin e mësimit.

Meqenëse nuk ka shtim të numrit të rasteve me të infektuar, qeveria holandeze i ka lehtësuar masat e ndalesës, ndërsa ka lejuar që shkollat të hapen duke filluar nga 11 maji.

“Të gjithë nxënësit janë si në kabina, që të rritet siguria, nëse ndonjë prej tyre fillon të kollitet”, ka thënë koordinatorja e një shkolle në Den Bosch, shkruan tg.

Secili distrikt holandez do t’i ketë masat e veta, lidhur me rregullat për rihapjen e mësimit, derisa në disa shkolla mësimdhënësit do të kenë maska dhe uniforma mbrojtëse. Rifillimi i mësimit në shkollat e mesme, nuk fillon deri në muajin tjetër.

Numri i të prekurve me coronavirus në Holandë, deri më tani ka arritur në 42,093, derisa janë shënuar 5,359 viktima. Prej tyre, vetëm 1.3 për qind e të infektuarve dhe viktimave, kanë qenë nën moshën 20 vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...