COVID 19/ Parlamenti i Francës miraton zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 10 korrik

Tuesday, 12 May 2020 17:04

Parlamenti i Francës miratoi zgjatjen e gjendjes së urgjencës shëndetësore deri më 10 korrik të vendosur në vend kundër epidemisë së COVID-19.

Pas një jave debatesh dhe bisedimesh mes deputetëve dhe senatorëve, parlamenti më në fund miratoi zgjatjen e gjendjes së urgjencës shëndetësore deri më 10 korrik përballë epidemisë si pasojë e koronavirusit.

 

Teksti i prezantuar nga qeveria për zgjatjen e urgjencës shëndetësore deri më 23 korrik 2020, për shkak të nivelit të lartë të qarkullimit të koronavirusit dhe rrezikut për rikthimin e epidemisë, u miratua nga Parlamenti, por me reduktimin e kësaj zgjatjeje deri më 10 korrik 2020.

Të paktën 48 orë nga fillimi i lehtësimit të kufizimit, një votim i fundit i Asamblesë Kombëtare me 450 vota pro dhe 84 kundër mundësoi miratimin e këtij projektligji të ndjeshëm.

Gjendja e jashtëzakonshme që hyri në fuqi më 24 mars për dy muaj, duke i dhënë qeverisë fuqi për zbatimin e masave në luftën kundër COVID-19 është zgjatur deri më 10 korrik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...