Gjermani/Koronavirusi shkakton mbi 8400 të vdekur, mbi 180 mijë të infektuar

Tuesday, 26 May 2020 09:18

Gjermania është një nga shtetet europiane, të prekura nga pandemia e koronavirusit.

Në shtetin gjerman, deri tani janë shënuar 8428 viktima nga Covid-19.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka shkuar në 180 789 individë.

Në të gjithë botën, numërohen gati 5.6 milionë të infektuar me Covid-19.

Ndërsa, numri total i të vdekurve nga virusi deri tani në mbarë globin ka shkuar në 347 950 njerëz.