Mjeku ne Itali:Koronavirusi po humb fuqinë

Tuesday, 02 June 2020 09:58

 

Disa mjekë italianë janë shprehur se koronavirusi është “dobësuar jashtëzakonisht shumë” në krahasim me kohën kur “pushtoi” të gjithë botën në fillim të këtij viti.

Shefi i Spitalit San Raffaele në Milano,Dr. Alberto Zangrillo thotë se sëmundja tani është shumë më pak vdekjeprurëse dhe “nuk ekziston më klinikisht” në Itali.

Mjeku i ish-kryeministrit Silvio Berlusconi tha që pacientët e infektuar rishtas tregojnë simptoma më të buta dhe se ngarkesa virale në sistemin e tyre është ulur ndjeshëm mes marsit dhe majit.
Teoria shkencore sugjeron se viruset mund të bëhen më të dobëta për të mbijetuar, pasi futja në trupin e shumë njerëzve dhe shkaktimi i vdekjeve mund të kufizojë aftësinë e tyre për t’u përhapur.

Megjithatë, jo të gjithë në bashkësinë shkencore i ndajnë këto opinione rreth virusit. Presidenti i organit këshillimor shkencor të qeverisë tha që ai ishte “i hutuar” nga fjalët e mjekut Zangrillo, ndërsa një epidemiolog në Universitetin Stanford e quajti raportin “budallek”.
Viruse si HIV dhe ftohja e zakonshme kanë ndryshuar në të njëjtën mënyrë siç shpjegohen në këtë raport. Por kritikët tregojnë se sëmundjeve në fjalë u është dashur vite që të pësojnë ndryshime ndërsa koronavirusi u regjistrua për herë të parë në njerëz që në dhjetorin e vitit të shkuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...