Presidenti Trump në West Point: Po mbyllim epokën e luftrave të pafundme

Diel, 14 June 2020 08:44

Presidenti Donald Trump, i përballur ditët e fundit me kritika lidhur me planet për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Gjermania, u tha të shtunën të sapodiplomuarve të Akademisë Ushtarake, West Point se detyra e tyre do të ishte të mbronin “interesat jetike të Amerikës” dhe jo të luftonin në “luftra pa fund” në toka të largëta.

 

Planet e njoftuara të zotit Trump për të zhvendosur 9,500 trupa nga Gjermania, një nga aleatet më të forta të Shteteve të Bashkuara, në Poloni dhe vende të tjera, kanë ngjallur zemërimin e zyrtarëve gjermanë dhe shqetësime në Kongresin amerikan për një tërheqje të mundshme nga skena botërore.

Në fjalimin e tij përshëndetës në ceremoninë e diplomimit të Akadamisë Ushtarake, Presidenti Trump u tha mbi 1,000 kadetëve që po diplomoheshin, të pozicionuar në mënyrë të tillë, që të respektonin distancën fizike, se detyra e ushtarit amerikan nuk është të rindërtojnë vende të tjera, por “për të mbrojtur, dhe mbrojtur me forcë vendin tonë nga armiqtë e huaj”.

“Po e mbyllim epokën e luftrave të pafundme”, tha zoti Trump. Nuk është puna e forcave amerikane “të zgjidhin konflikte të lashta në toka të largëta, për të cilat shumë njerëz as që kanë dëgjuar ndonjëherë”, tha ai.

Si president, zoti Trump ka tërhequr trupat nga Siria dhe u ka kërkuar aleatëve në gjithë botën të paguajnë më shumë për angazhimin e forcave amerikane për t’i mbrojtur ata.

Në një rast relativisht të rrallë kritike nga partia e tij, 22 anëtarë republikanë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura, i shkruan presidentit Trump, duke i thënë se shkurtimi i trupave në Gjermani, do të dëmtonte sigurinë kombëtare dhe do të nxiste agresionin rus.

Zoti Trump shkoi në West Point, në një kohë tensionesh me udhëheqës ushtarakë amerikanë lidhur me faktin nëse duhej të përdorej ushtria për të kontrolluar protestat kombëtare, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, në duart e policisë më 25 maj.

Kreu i Shtatmadhorisë, Mark Milley tha të enjten se veproi gabim kur shoqëroi Presidentin Trump më këmbë nga Shtëpia e Bardhë në sheshin Lafayette aty pranë, që u përmbyll me presidentin duke pozuar me biblën në dorë para një kishe, pasi autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë protestuesit.

Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper shprehu mendim të kundërt nga zoti Trump, lidhur me dislokimin ose jo të trupave në shërbim aktiv, për të fituar kontroll ndaj qyteteve ku mbahen protestat.

Zoti ka shprehur besimin tek Sekretari Esper dhe nuk u ka dhënë rëndësi komenteve të gjeneralit Milley.

Në komentet e së shtunës, Presidenti Trump e preku vetëm shkarazi debatin mbi padrejtësitë sociale në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kadetët ishin shembull i larmisë së Amerikës.

“Ju keni ardhur nga ferma dhe qytete, nga shtete të mëdha dhe të vogla, nga çdo racë, besim, ngjyrë dhe bindje. Por kur erdhët këtu, u bëtë pjesë e një skuadre dhe një familjeje, për t’i shërbyer me nder kombit amerikan”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...