‘The Wall Street Journal’: Trump ‘nikoqiri’ i takimit Kosovë-Serbi në Uashington

Hënë, 15 June 2020 22:43

Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë krerët e dy vendeve në Ballkan, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje, pas mosmarrëveshjeve me dekada, të cilat edhe nxitën një ndërhyrje ushtarake amerikane në rajon.

Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz amerikan, The Wall Street Journal, sipas të cilit përkundër krizave, të trazirave mbarëkombëtare dhe përhapjes së coronavirusit, zoti Trump shpreson të sigurojë një traktat të qëndrueshëm zyrtar të paqes në një rajon që ka qenë një pikë e parë për rivalitetet e superfuqive, për të përmirësuar kredencialet e tij të politikës së jashtme, sipas zyrtarëve amerikanë.

Por, siç shkruan më tej WSJ, përcjell Telegrafi, hapja e re në bisedimet midis Kosovës – të mbështetur nga SHBA, si dhe Serbisë fqinje – një aleate e Rusisë, tashmë po nxit polemikë në Evropë, ku diplomatët kanë frikë se Bashkimi Evropian do të mënjanohet “në oborrin e shtëpisë së vet”.

Në këtë drejtim, mediumi amerikan tregon se Serbia konfirmoi se kishte marrë ftesën për t’u takuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Po sipas mediumit në fjalë, kryeministri i rrëzuar kohët e fundit i Kosovës, Albin Kurti, akuzon Richard Grenell — i dërguari special i Trump për rajonin i cili do të koordinojë takimin e Shtëpisë së Bardhë — për orkestrimin e një “grusht shteti” kundër tij, gjë që zoti Grenell e mohon.

Gjithashtu, sipas WSJ, disa udhëheqës evropianë thonë se marrëveshja e mundshme krijon një precedent të rrezikshëm sepse ata kanë frikë se mund të përfshijë një shkëmbim territoresh.

Ndërkohë, kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u betua në 3 qershor, tha për Wall Street Journal se qeveria e tij mezi priste të hynte në negociata nën patronazhin e SHBA-së.

The Wall Street Journal vlerëson se z. Trump “e pa si një interes personal” këtë çështje vitin e kaluar, pasi liderët nga të dy vendet iu afruan administratës, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Kështu që, siç vlerësohet më tej, zgjidhja e mosmarrëveshjes së gjatë do t’i jepte një “mbështetje” zotit Trump përpara zgjedhjeve, besojnë zyrtarët e administratës, pasi bisedimet me Korenë e Veriut dhe presioni ndaj Iranit deri më tani kanë dhënë rezultate të kufizuara.

Lexo po ashtu:
Grenell: Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë takohen për dialogun
Grenell: Më 27 qershor, në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë takohen për dialogun
Por, pavarësisht “dallimeve” mes Evropës dhe SHBA-së mbi presionin e administratës Trump, shkruan The Wall Street Journal, një rezultat i suksesshëm do të zgjeronte gjurmët e Perëndimit në Ballkan, ku Kina dhe Rusia po konkurrojnë në mënyrë agresive për ndikim, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë.

Duke folur për takimin e 27 qershorit, The Wall Street Journal shkruan se z. Grenell tha që presidentët dhe kryeministrat e dy ish-kombeve jugosllave ishin ftuar të udhëtojnë në Uashington për samitin, i cili mund të njoftojë përparim të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje.

“Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive”, citohet Grenell. “Ky është fokusi”.

Më tej në shkrimin e The Wall Street Journal, duke u thirrur në zyrtarë të lartë të SHBA-së, thuhet se “presioni” i administratës Trump për një marrëveshje midis dy vendeve përfshin “karotën deri në 200 milionë dollarë në kredi amerikane me kushte preferenciale” dhe “shkopin e tërheqjes së trupave amerikane nga rajoni”.

Madje, siç vlerëson mediumi amerikan, shtytja diplomatike amerikane ka fituar mbështetje entuziaste në Beograd, kryeqytetin serb dhe Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës.

“Jam plotësisht i bindur që SHBA dhe udhëheqja e presidentit Trump do të na ndihmojnë të arrijmë një marrëveshje”, citohet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërkohë, kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka thënë se zoti Trump kishte injektuar shpresë të re për një zgjidhje.

“Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore dhe strategjike dhe ne jemi të etur për të vazhduar dialogun”, citon mediumi amerikan Brnabiq.

Ndryshe, The Wall Street Journal kujton se Kosova njihet nga mbi 100 vende, përfshirë SHBA-në, por nuk është në gjendje të bashkohet me organizata ndërkombëtare, siç janë Kombet e Bashkuara, sepse Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, e refuzoi kërkesën e saj për pavarësi.

Dhe në këtë drejtim, z. Grenell tha që Serbia, si pjesë e nismës amerikane, ra dakord të ndalte përpjekjet për të bindur vendet dhe organizatat që të kthejnë vendimet e tyre për të njohur shtetësinë e Kosovës.

Në pjesën e fundit të shkrimit të The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, thuhet se ndërsa Evropa dhe SHBA kanë punuar tradicionalisht si partnerë në Ballkan, kjo aleancë gradualisht është shpërbërë vitet e fundit.

“Gjermania ka udhëhequr kundërshtimin evropian ndaj një shkëmbimi tokësor në Ballkan, nga frika se mund të nxirrte një valë pretendimesh territoriale në një rajon të formuar nga lufta përgjatë viteve 1990”, thuhet në shkrimin e mediumit amerikan.

Ndërkohë, shkruan më tej, muajin e kaluar, Franca dhe Gjermania u bënë thirrje të dy palëve të rifillojnë bisedimet nën “kujdesin” e BE-së.

Në këtë drejtim, vlerësohet në shkrim, zyrtarët evropianë dyshojnë se shtytja ekonomike e Uashingtonit do të zgjidhë çështjen kryesore politike, njohjen e Kosovës nga Serbia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...