Mbi 9.5 milionë të infektuar në të gjithë globin/Raste të reja me Covid-19 në Kinë, shifra të frikshme në Meksikë

E Enjte, 25 June 2020 09:25

Shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 9,535,219 persona. Ndërkohë 485,187të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 5,180,287 qytetarë.
Featured image of article: Mbi 9.5 milionë të infektuar në të gjithë globin/ Raste të reja me Covid-19 në Kinë, shifra të frikshme në Meksikë 25 Qershor, 2020 9:10
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,462,708 të infektuar dhe janë shënuar 124,282 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 24,324 . Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 947 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 53,874 viktima dhe mbi 1.1 milionë të infektuar.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,449 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 19 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar mbi 34 mijë viktima dhe në Francë 29,731, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 27,327 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës.

Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

Modifikuar më E Enjte, 25 June 2020 09:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...