Pas rezultateve optimiste, eksperti amerikan jep lajmin e mirë: Ja kur presim ta kemi gati vaksinën kundër koronavirusit

E Enjte, 16 July 2020 12:39

Lajm i mire per vaksinen kunder koronavirusit. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, tha se pret që SHBA-ja të ketë vaksinë kundër koronavirusit deri në fund të këtij viti.fauci maska

“Ndjehem mirë me afatin e parashikuar”, tha Fauci për agjencinë e lajmeve Reuters.
Komentet e tij pasojnë të dhënat premtuese të fazës së hershme të testimit të një vaksine nga kompania bioteknike amerikane, Moderna.

Vaksina, që është zhvilluar nga shkencëtarët e institutit që udhëheq Fauci, pritet të hyjë në fazën përfundimtare të testimit në fund të këtij muaji.

Fauci tha se rezultatet e Modernas janë veçanërisht premtuese, sepse vaksina duket se ofron llojin e mbrojtjes që shihet në një infeksion natyral.

“Një nga gjërat që shpresoni është që vaksina juaj të ketë një përgjigje që mund të krahasohet me një infeksion natyral, sepse, teorikisht, vaksina më e mirë që ndoshta mund të krijoni ndonjëherë, është infeksioni natyral”, tha Fauci.

Në gjithë botën, dhjetëra vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, janë në faza të ndryshme të testimit.

Fauci tha se nuk është i shqetësuar me idenë se Kina mund ta sigurojë vaksinën më parë.

“Nuk do ta ketë shumë më shpejt se ne. Kjo është e sigurt”, tha Fauci. Koronavirusi, që besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 13.5 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 584,000 kanë vdekur dhe mbi 7.5 milionë janë shëruar. Rel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...