Vaksina e Oxfordit:Rezultatet janë premtuese

Premte, 17 July 2020 08:13

Eksperimentimi klinik mbi një vaksinë të mundshme kundër Coronavirus, e zhvilluar në Universitetin e Oxford-it, po jep rezultate “shumë premtues” dhe mund të ofrojë një “mbrojtje të dyfishtë ndaj virusit”, sipas shkencëtarëve të përfshirë në studim.

Lajmi është dhënë nga disa të përditshme britanike në pritje të publikimit të të dhënave shkencore, mbi fazën e parë të testeve, në revistën Lancet.

Prototipi i Oxford-it, i krijuar në bashkëpunim me kompaninë italiane Advent-Irbm të Pomezia-s, është mes projekteve të pakta në botë që kanë arritur në fazën 3 të eksperimentimeve klinike.

Megjithatë, edhe rezultatet e marra nga faza 1, e nisur në prill mbi dhjetëra vullnetarë të shëndetshëm, duket se konfirmon se ilaçi është në gjendje të stimulojë një përgjigje domethënëse për sa i takon imunitetit.

Pavarësisht nga kjo, nuk ka akoma siguri në lidhje me kohëzgjatjen e mundshme të imunitetit, ndërsa Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka hamendësuar “në rastin më të mirë” një shpërndarje të vaksinës në masë brenda fundit të vitit, “por ka më shumë mundësi në 2021-shin”.

Testet e Universitetit të Oxford-it përfshijnë aktualisht 4.000 vullnetarë, të gjithë banues në Mbretërinë e Bashkuar. Në ditët në vazhdim pritet që 10.000 vullnetarë të tjerë t’i nënshtrohen testimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...