SHBA, tjetër rekord rastesh me Covid 19.Ekspertët:Rritje shqetësuese e numrit të të infektuarve.

Saturday, 18 July 2020 09:15

SHBA shënoi një rekord shqetësues ditor të enjten prej më shumë se 75 mijë personash të infektuar me koronavirus, sipas të dhënave të gazetës “New York Times”. U desh një javë që të tejkalohej rekordi i mëparshëm prej mbi 68 mijë të infektuarisht të rinj, i vendosur të premten e kaluar.korona

Ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus po shkon në rritje, zyrtarët shtetërorë vazhdojnë të shpërndajnë mesazhe të ndryshme se si ta trajtojnë pandeminë.
Guvernatori i shtetit jugor të Alabamës Kay Ivey, nxori të enjten urdhërin që detyron banorët të vendosin maska në publik, ndërsa shteti raportoi rreth 50 vdekje të reja të mërkurën. Guvernatori i Montanës Steve Bullock urdhëroi vendosjen e detyrueshme të maskave në të gjitha mjediset publike të brendshme në ato lokalite ku ka katër ose më shumë persona të infektuar.

Por në shtetin jugor të Xhorxhas, i cili regjistroi rreth 3,900 raste të reja, totali i dytë më i lartë i tij që nga fillimi i pandemisë, guvernatori Brian Kemp lëshoi një urdhër të ri që ndalon qytetet të vendosin me detyrim maska, duke shtuar se “inkurajon fuqishëm përdorimin e tyre”.
Disa kryetarë bashkish të këtij shteti, përfshirë kryeqytetin Atlantën, kanë bërë të ditur se do ta kundërshtojnë vendimin e Kemp dhe do të zbatojnë urdhrat që tashmë kanë nxjerrë për përdorimin e detyruar të maskave.

Deri tani 26 nga 50 shtete amerikane kanë urdhëruar përdorimin e detyruar të maskave. Shtetet e Bashkuara kanë mbi 3.5 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 138 mijë të vdekur, që prej fillimit të pandemisë. VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...