Tmerri në Beirut/Infermieria që shpëtoi tre të sapolindur, po bën xhiron e botës!

E mërkurë, 05 August 2020 15:25

Pas shpërthimeve të tmerrshme që shkatërruan pjesën më të madhe të qendrës së Bejrutit edhe shumë spitale u dëmtuan, njëri prej të cilëve ishte materniteti “Al Roum”.

Fotografi Bilal Jawich arriti të kapë imazhin e një infermiereje të re, duke mbajtur në krahë tre të porsalindur menjëherë pas shpërthimit. Ata shfaqen të rrethuar nga rrënojat dhe xhamat e thyer.

“Pas 16 vitesh si fotograf për mediat dhe shumë luftëra… Unë mund të them vetëm se nuk kam parë asgjë të ngjashme me të sotmen, sidomos para spitalit “Al Roum” … Kjo heroinë i mbrojti foshnjat brenda spitalit, pavarësisht mungesës së komunikimit. Kjo heroinë, me tre të porsalindur në krahë, e rrethuar nga dhjetëra trupa të pajetë dhe të plagosur”, shkruan autori i fotografisë së publikuar në rrjetin social Facebook, raporton Telegraf.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...