Prag lufte në Mesdhe. Anijet turke në ujërat e Greqisë. Athina kërkon mbledhjen e NATO dhe BE

Tuesday, 11 August 2020 13:07

 

Prag lufte në Mesdhe. Anijet turke në ujërat e Greqisë. Athina kërkon mbledhjen e NATO dhe BE
Kanë shpërthyer sërish tensionet mes Athinës dhe Ankarasë. Ushtria turke ka vënë mbrëmë në lëvizje anijet e saj për krime nafte, të shoqëruara nga fregata dhe destrojerë. Sipas autoriteteve greke, anijet turke kanë hyrë në ujërat kontinentale të Greqisë dhe ky është konsideruar si një provokim i rëndë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme Greqia vendosi ushtrinë në gatishmëri. Po dje Ankaraja dërgoi edhe luftanije pranë ishullit Grek të Kastellorizo. Si përgjigje, dhjetë anije të Marinës Greke dhe Forcave Ajrore janë vendosur pranë ishullit. Mediat greke raportojnë se kur anijet turke hynë në territorin Grek, anijet luftarake dërguan mesazhe në një frekuencë prej rreth 15 minutash duke kërkuar tërheqjen e tyre nga zona. Mesazhet mësohet se u injoruan nga pala turke.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias lëshoi ​​një deklaratë të ashpër duke i bërë thirrje Turqisë të “përfundojë menjëherë veprimet e saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon”. Ai shtoi se hapat e Turqisë “janë një përshkallëzim serioz i situatës dhe ekspozon në mënyrën më të qartë rolin destabilizues dhe kërcënues të Turqisë. Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh. Ajo do të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e tij sovrane” tha ai.

Për këtë qëllim, Greqia njoftoi të gjithë lojtarët ndërkombëtarë, me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që mësohet se ka folur për më shumë se një orë në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Zëdhënësi i presidencës turke deklaroi se kërkimet për naftë po bëheshin në territorin detar të Turqisë dhe nuk ka asnjë shkelje.

Turqia hodhi poshtë kundërshtimet e Greqisë dhe tha se do të vazhdojë operacionin. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që asnjë vend nuk do t’i nënshtrohej “pretendimeve qesharake dhe të pabazuara” siç janë ato të Greqisë. Ankaraja tha se prania ushtarake e Turqisë në zonë nuk kishte për qëllim të përshkallëzonte tensionet dhe ishte vetëm për qëllime mbrojtëse.

Ditën e sotme kryeministri i Greqisë ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Europina dhe gjithashtu mbledhje të institucioneve të NATO. Takimi i parë i Micotakis ditën e sotme ka qenë më ambasadorin e SHBA në Greqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...