NATO:Kemi prova të pakundërshtueshme se Navalny u helmua me një agjent nervor ‘Novichok’. Trump: Duhet ta shohim çështjen me shumë kujdes

Saturday, 05 September 2020 14:12

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kishte “prova të pakundërshtueshme” se kundërshtari i presidentit Putin Alexey Navalny u helmua me një agjent nervor ‘Novichok’.
Komentet e Stoltenberg ishin në përputhje me deklaratat e Berlinit në fillim të javës, se kishte prova se ishte përdorur një agjent nervor kimik kunder liderit opozitar rus. Aleatët e NATO-s ranë dakord të Premten që Rusia duhet të bashkëpunojë plotësisht me një hetim të paanshëm që do të drejtohet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) në helmimin e Navalny, tha shefi i aleancës.

 

Ndërkohë Presidenti Donald Trump të premten nuk pranoi të dënojë Rusinë për helmimin e liderit të opozitës Alexey Navalny, edhe pse udhëheqës nga e gjithë bota, si dhe zyrtarë të tjerë të administratës Trump, ia kanë hedhur fajin Moskes.

“Ne duhet ta shohim këtë çështje shumë seriozisht, por administrata ime nuk ka parë ende provat për këtë deklaroi Trump.

“Tragjike. E tmerrshme, nuk duhet të ndodhë. Ne nuk kemi parë ende provat, por unë do t’i shikoj me kujdes,” deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Navalny, 44 vjeç, një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Rus Vladimir Putin, u sëmur gjatë kthimit të tij me avion nga Siberia për në Moskë. Avioni i tij bëri ulje emerngjente ndërsa pas disa ditësh ai u transferua në një spital të Berlinit për një trajtim më të specializuar. Ai vazhdon të jetë në koma të induktuar nga mjekët raportojnë mediat ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...