Avionë, anije e tanke;Turqia nis stërvitjen “Stuhi në Mesdhe”

Hënë, 07 September 2020 12:39

 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Turqi (MSB) ka njoftuar vazhdimin me sukses të stërvitjes “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”.

“Stërvitja “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”, e cila realizohet çdo vit në mënyrë të planifikuar, vazhdon me pjesëmarrjen e Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

“Stërvitja zhvillohet në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe do të zgjasë deri në datën 10 shtator 2020 dhe ka për qëllim zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet Komandës së Forcave Paqeruajtëse Turke në Qipro dhe Komandës së Forcave të Sigurisë së Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)”, vijon komunikata.

Stërvitja realizohet si stërvitje e kombinuar (e bashkuar), e përbashkët dhe në kushte reale në terren në formën e stërvitjes së sulmit ajror, operacionit luftarak të kërkim-shpëtimit dhe të stërvitjeve të njëkohshme të forcës së bashkuar operacionale në nivel batalioni me pjesëmarrjen edhe të njësive ajrore, detare dhe tokësore nga Turqia

Raportohet gjithashtu se në stërvitje përdoren sistemet e armëve dhe municion i prodhuar nga Turqia me mundësi vendore dhe kombëtare dhe stërvitja vazhdon me sukses sipas planifikimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...